Ministri i Bujqësisë Peleshi apel bizneseve: Arrini standardet

schedule13:22 - 13 Nëntor, 2017

schedule 13:22 - 13 Nëntor, 2017

Bizneset duhet të ndërgjegjësohen në lidhje më arritjen e standarteve ushqimore. Në të kundërt nuk do të mbështeten financiarisht. Paralajmërimi ka ardhur nga ministri I bujqësisë dhe zhvillimit rural Niko Peleshi gjatë vizitës në një baxho të përpunimit të qumështit në Qarkun e Dibrës.

Bujqësisë dhe blegtorisë I janë premtuar më shumë fonde këtë vit. Por financimi do tu jepet vetëm atyre që sigurojnë standarte ushqimore. Mesazhin bizneseve ministri I bujqësisë dhe zhvillimit rural Niko Peleshi ia dha nga qarku i Dibrës.

Fondi përmes AZHBR–së, i mbështetjes financiare do të jetë pothuajse dyfish krahasur me të kaluarën. Janë 2.6 miliard lekë. Por, një gjë janë lekët, një gjë tjetër janë standardet e siugurisë ushqimore dhe padyshim, tregu. Tregu është sfida juaj, se ne jemi në një ekonomi tregu sot, dhe biznesi e merr vetë atë risk përsipër. Standardet janë përgjegjësia juaj dhe detyra jonë për t’i garantuar. Kështu që kërkesat tuaja, për të marrë financim për projektin e ri, të zgjerimit të kësaj fabrike të përpunimit të qumështit, nga ne natyrisht, që i ka të gjitha shanset, për të marrë përgjigje pozivite, të mbështetet, sipas kushteve dhe kritereve të Agjencisë të Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, por duhet ta theksoj nevojën për të vendosur standarde të larta të sigurisë ushqimore. Pra, nëqoftëse, ne do t’ju mbështesim me subvencion, me grant, por edhe me mundësi të tjera të financimit përmes Fondit të Garancisë, që janë kreditë e buta, kredi të buta të garatuara shteti dhe nga BERZH-i apo Banka Gjermane KFË, ju duhet të garantoni një standard më të lartë të sigurisë ushqimore.”

Ministri Peleshi ka folur përsëri për aksionin për disiplinimin e thertoreve.

“Situata për momentin është problematike, sepse asnjë thertore nuk e kaloi klasën. Të gjitha ishin jashtë standardit. Ju kemi dhënë detyra për t’i plotesuar dhe sapo të plotësojnë kushtet do të rihapen, një apo dy apo aq sa, mund të plotësojnë kushtet. Shumë shpejt do të fillojmë me qumështin dhe përpuminin e qumështit. Nuk kemi filluar akoma të inspektojmë baxhot apo fabrikat e përpunimit të qumështit. Kështu, që po ua them, që tani, që ne jemi gati t’ju mbështesim, por nga ana tjetër duhet ta kuptoni, që tani standardi është numër një. Siguria ushqimore ka lidhje me jetën e qytetarëve, ndaj dhe për këtë arsye është dyfish e rëndësishme”.

Përpunuesit e qumështit do të mbështeten me grante dhe subvencione por vetëm me një kusht

Zbato ligjet dhe rregullat tona!”/abcnews.al

https://youtu.be/4Wwi_6m55ro

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!