Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministri i Bujqësisë infektohet me Covid-19

schedule13:13 - 10 Nëntor, 2020

schedule 13:13 - 10 Nëntor, 2020

Ministri i Bujqësisë së Kosovës, Besian Mustafa është infektuar me Koronavirus.

Mustafa përmes një postimi në Facebook ka thënë se ndjehet mirë me shëndet, duke shtuar se këto ditë do të jetë në izolim.

Ministri ka falënderuar punonjësit shëndetësor për punën e tyre, dhe ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse për COVID-19.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Dje mora rezultatin nga testi për virusin Covid-19, dhe kam rezultuar pozitiv! Ndjehem mirë në përgjithësi dhe do mundohem t’i kryej obligimet nga shtëpia ku do qëndroj i izoluar.

Falënderoj familjen për kujdesin, si dhe të gjithë miqtë dhe dashamirët për interesimin.

Por, falënderimet më të mëdha më duhet t’ia drejtoj punonjësve shëndetësorë të cilët po japin maksimumin, duke mos kursyer as shëndetin e tyre, që t’i gjenden pranë qytetarëve të Republikës së Kosovës.Puna e tyre e zellshme po na bën më të fortë në ballafaqimin tonë me armikun ndoshta më të rrezikshëm që jemi ballafaquar deri tani si qenie njerëzore.

Prandaj, ruajeni shëndetin tuaj, të afërmve dhe të gjithë të tjerëve që ju rrethojnë.Ta japim edhe ne të tjerët ndihmën dhe kontributin tonë sado të vogël, që ta ndihmojmë punonjësin shëndetësor ta luftojë virusin Covid-19!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!