Ministri i Brendshëm rus viziton Arabinë Saudite disa ditë pas Zelenskyt

schedule08:56 - 23 Maj, 2023

schedule 08:56 - 23 Maj, 2023

Një zyrtar i lartë rus, i cili është sanksionuar nga Perëndimi për shkak të luftës së Moskës kundër Ukrainës, vizitoi Arabinë Sauditetë martën dhe zhvilloi bisedime me homologun e tij.

Vizita e Ministrit të Brendshëm rus Vladimir Kolokoltsev në Riad erdhi disa ditë pasi Zelensky mbajti një fjalim në samitin e Ligës Arabe në Jeddah. Vizitat nënvizojnë se si mbretëria dhe shtetet arabe të Gjirit kanë ruajtur marrëdhëniet e tyre me Moskën në mes të luftës në Ukrainë.

Sipas mediave, Kolokoltsev u takua me ministrin e brendshëm saudit, Princin Abdulaziz bin Saud.

“Gjatë sesionit, ata diskutuan mënyrat për të përmirësuar shtigjet e bashkëpunimit të sigurisë midis ministrive të brendshme të dy vendeve, përveç diskutimit të një numri çështjesh me interes të përbashkët,” thuhet në raport.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!