Ministri i Brendshëm në Austri: Terroristi 20-vjeçar, me origjinë nga Maqedonia e Veriut

schedule11:35 - 3 Nëntor, 2020

schedule 11:35 - 3 Nëntor, 2020

Mediat shtetërore austriake raportojnë se një nga sulmuesit e Vjenës quhet Kujtim Fejzullau.

20-vjeçari, i cili u qëllua për vdekje në Vjenë raportohet se kishte origjinë nga Maqedonia e Veriut dhe se kishte precedent në përfshirje në organizatë terroriste.

Sipas Ministrit të Brendshëm të Austrisë, Karl Nehammer, Kujtimi ishte mbështetës i të ashtuquajturit “Shteti Islamik”.

I riu është dënuar me 22 muaj burg në 25 Prill 2019 për përpjekjen për të udhëtuar në Siri me qëllim për t’u bashkuar me ISIS. Më 5 dhjetor, ai u la i lirë me kusht.

Siç shpjegoi më tej Nehammer janë kryer 15 bastisje shtëpish dhe u arrestuan disa persona. Fejzullau kishte shtetësi austriake dhe maqedonase. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!