Ministri i Brendshëm Hoxha takim me ambasadorin e Anglisë në Tiranë

schedule16:01 - 28 Tetor, 2024

schedule 16:01 - 28 Tetor, 2024

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, priti këtë të hënë në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Nicholas Abbott.

Mësohet se në qendër të diskutimeve të tyre ishin disa pika të rëndësishme, si:

-Thellim i bashkëpunimit për çështjet e sigurisë, luftës kundër krimit të organizuar, trafikut të armëve dhe drogës, goditjen e transportit të parave dhe të migracionit të parregullt.

– bashkëpunimin për Dokumentin e Dialogut kundër Krimit të Organizuar (SOC Dialogue)

– bashkëpunimi për reduktimin e migracionit të paligjshëm.

Sakaq, ata u dakordësuan për thellimin edhe më tej të bashkëpunimit dypalësh, në funksion të rezultateve më pozitive në të ardhmen, për t’u shërbyer akoma më shumë qytetarëve të dy vendeve dhe për të rritur standardet e sigurisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!