Ministri i brendshëm francez: Nuk fitojnë trazirat por demokracia

schedule14:35 - 1 Korrik, 2023

schedule 14:35 - 1 Korrik, 2023

Vrasja e 17-vjeçarit Nael në Francë ka tronditur vendin që po jeton ditët e kryengritjes së vitit 2005. Më shumë se 1,300 persona u arrestuan të premten në mbrëmje dhe në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ndërsa protestat e zemëruara vazhduan pas vrasjes së 17-vjeçarit Nael nga një oficer policie në Nanterre.

Varrimi i 17-vjeçarit franko-algjerian është bërë sot, ndërsa në shumë qytete të vendit priten demonstrata të reja.

Në të njëjtën kohë, qeveria e Elizabeth Bourne dhe presidenti francez Emmanuel Macron po mendojnë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ndërkohë që vazhdojnë deklaratat provokuese ndaj të rinjve që janë ngritur me përshkrime si “parazitë”.

“Trazirat nuk do të fitojnë,” tha ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanen, i cili u takua me përfaqësuesit e policisë të shtunën.

“Është demokracia ajo që do të fitojë, jo trazirat,” shtoi ai, duke iu referuar dhunës së papranueshme në Lion dhe Marsejë të premten mbrëma.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!