Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut Arbër Ademi, është infektuar me koronavirusin.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook. Ademi njoftoi se është testuar mbrëmë, pas shfaqi disa simptoma të lehta.
“Të dashur miq, familjarë dhe bashkëpuntorë. Ju njoftoj se pas disa simptomave të lehta mbrëmë dhe dyshimeve se mund të jem infektuar me COVID-19, kam bërë testin e që fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv! Apeloj tek të gjithë ju që maksimalisht t’i respektoni protokolet për të mirën e shëndetit tuaj dhe të afërmive në përgjithësi. Dëshiroj të gjitha të mirat për juve dhe familjet e juaja!”, ka shkruar Ademi.
Kujtojmë këtu, se ditën e djeshme edhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, njoftoi se është infektuar me koronavirus. /abcnews.al/