Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hasani takim me Kreun e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR: Shqipëria, e angazhuar për zgjedhje të lira

schedule15:15 - 1 Prill, 2025

schedule 15:15 - 1 Prill, 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mirëpritur sot në zyrën e tij Ambasadorin Lamberto Zannier, Kreun e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 Majit që do të zhvillohen në Shqipëri.

Përgjatë këtij takimi, Ministri Hasani ka nënvizuar se:

“Shqipëria vlerëson fort asistencën e OSBE/ODIHR gjatë proceseve zgjedhore dhe ne mbetemi të vendosur për të zbatuar rekomandimet, duke shfrytëzuar njëkohësisht ekspertizën dhe ndihmën e tij”.

Ndër të tjera, Hasani ka cilësuar edhe angazhimin e vendit tonë për të organizuar zgjedhje të lira, të ndershme dhe transparente, në përputhje të plotë me standardet e OSBE/ODIHR.

Shqipëria mbetet një mbështetëse e palëkundur e mandatit të ODIHR dhe rolit që ai luan në mbrojtjen e lirive themelore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!