Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministri Hasani mirëpret sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës: U vlerësua progresi i Shqipërisë

schedule12:41 - 21 Shkurt, 2025

schedule 12:41 - 21 Shkurt, 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mirëpritur sot në Tiranë, Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset. Kjo vizitë është veçanërisht simbolike dhe e rëndësishme pasi viti 2025 përkon edhe me 30-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Evropës.

Përmes një publikimi në rrjetin e tij social, Ministri Hasani nënvizon:”Gjatë takimit u vlerësua progresi i Shqipërisë në forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, si dhe roli aktiv në organizatat ndërkombëtare dhe mbështetja e saj për Ukrainën”.

Ndër të tjera, Hasani cilëson se i ka kërkuar Berset që Kosova të anëtarësohet sa më parë në Këshillin e Evropës: “Gjithashtu gjeta rastin t’i nënvizoj z. Berset se anëtarësimi mëse i merituar i Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur. Shqipëria qëndron e palëkundur në mbështetjen ndaj saj, duke e parë si një pikë kyçe për stabilitetin rajonal dhe promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!