Ministri grek porosit Çuçin: Kërkoj mobilizim maksimal të policisë shqiptare për gjetjen e përdhunuesit që u arratis në atdhe

schedule17:24 - 31 Tetor, 2022

schedule 17:24 - 31 Tetor, 2022

Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit në Greqi, Takis Theodhorikakos zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e tij shqiptar, Blendi Çuçi. Dyshja diskutuan  për 45-vjeçarin shqiptar të akuzuar për përdhunim të një vajze në Paleo Faliro.

45-vjeçari është larguar nga shteti grek përmes pikës kufitare të Kakavijës në Shqipëri më 27 tetor. Që prej asaj dite shqiptari është në kërkim nga policia greke, për akuzën e përdhunimit.

Siç raportojnë mediet vendase, ministri grek i kërkoi Çuçit mobilizim maksimal të organeve shqiptare për gjetjen dhe arrestimin e 45-vjeçarit të akuzuar për përdhunimin e një vajze në Paleo Faliro, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit të mirë të organeve të prokurorisë së dy vendet.

Lexo edhe: “Dragoi” shqiptar, mediat greke: 45-vjeçari përdhunues kishte probleme me alkoolin, ka dhunuar disa herë dhe nënën e tij

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke 45-vjeçari shqiptar prej dy vitesh ishte i divorcuar dhe kishte dy fëmijë. Ai jetonte në zonën e Paleo Faliro sëbashku me nënë e tij. Fqinjët e tij kanë rrëfyer se ai ka pasur probleme të theksuara me alkoolin, ku shpesh shihej duke bërtitur.

Madje në shumë raste ai ki ushtruar edhe dhunë kundër nënës së tij. 45-vjeçari shqiptar kërcënoi me një thikë shtetasen greke dhe më pas e përdhunoi atë. Ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar./abcnews.al/