Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka zbardhur takimin me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama. Teksa ka ndarë foto nga takimi në Athinë, Dendias deklaron se në fokus të diskutimeve ka qenë marrëdhënia bilaterale mes dy vendeve, perspektiva e Shqipërisë në BE si dhe zhvillimet e fundit rajonale.
“U takova me kryeministrin e Shqiperisë Edi Rama. Në fokus marrëdhëniet bilaterale, perspektiva e Shqipërisë në BE dhe zhvillimet e fundit rajonale”, shkruan ai.
Rama mbërriti në Athinë mëngjesin e sotëm ku njoftoi se do të takonte për një drekë pune homologun grek Kyriakos Mitsotakis. Ditën e djeshme ai përmbylli edhe vizitën 2-ditore në Stamboll ku u takua me presidentin turk Erdogan./mv.abcnews.al
I met with #Albania PM @ediramaal @GreeceMFA. Bilateral relations, Albania's #EU perspective & recent regional developments in focus. pic.twitter.com/Wwe7jo6fFx
— Nikos Dendias (@NikosDendias) January 8, 2021

