Ministri grek infektohet me Covid, apel qytetarëve: Kujdesuni për shëndetin, vaksina zgjidhja më e mirë

schedule11:31 - 11 Prill, 2022

schedule 11:31 - 11 Prill, 2022

Ministri grek i turizmit, Vasilis Kikilias është infektuar me Covid-19.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministri nëpërmjet një postimi në Twitter.

Kikilias ka thënë se do karantinohet në shtëpi dhe se do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij në distancë. Ndër të tjera Kikilias u bën thirrje të gjithë qytetarëve grek të vaksinohen kundër koronavirusit.

“Sot u diagnostikova me COVID-19 dhe prandaj në ditët në vijim do punoj nga shtëpia. Të gjithë duhet të kujdesen për shëndetin dhe mbani mend se vaksinimi ofron sigurinë më të mirë të mundshme nga sëmundjet e rënda“, shkruan Kikilias në Twitter./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!