Ministri grek do të takojë Fredi Belerin në burgun e Durrësit

schedule11:29 - 21 Nëntor, 2023

schedule 11:29 - 21 Nëntor, 2023

Ministri i Shtetit të Greqisë, Stavros Papastavrou, pritet të takohet këtë të martë me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg.

Sipas mediave greke, takimi pritet të zhvillohet gjatë mesditës së sotme në burgun e Durrësit, ku ndodhet prej muajsh Beleri.

Vizita bëhet në funksion të gjyqit që do të bëhet të mërkurën, për të shprehur edhe njëherë mbështetjen ndaj tij.

Gjykata që do të vendosë nëse Fredi Beleri do të betohet apo jo në bashkinë e Himarës është Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.

Ai nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin dhe për këtë ka reaguar edhe shteti grek./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!