Ministri Gjiknuri në Vlorë: “Panele diellore për ujin e ngrohtë në kopshte e çerdhe”

schedule13:36 - 5 Nëntor, 2017

schedule 13:36 - 5 Nëntor, 2017

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ishte, në Vlorë ku inspektoi implementimin e projektit të mbështetur nga PNUD-i për vendosjen e paneleve diellore për nevojat e ujit të ngrohtë në godinat publike në Shqipëri.

Kursimi i energjisë elektrike dhe krijimi i burimeve të tjera energjitike që përdoren për prodhimin e ujit të ngrohtë kanë kanë hyrë edhe në Shqipëri me qëllim zbutjen e fenomenit të ndryshimeve klimatike.
Deri më tani është bërë e mundur të financohen dhe instalohen sistemet termike diellore për ujin e ngrohtë pranë më shumë se 55 institucioneve publike në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Rrogozhinë, Lushnje, Elbasan, Gramsh, Berat, Fier, Vlorë, Himarë dhe Sarandë.
Një prej tyre është edhe Kopshti Nr. 10 në Vlorë, në të cilin është instaluar një sistem termik diellor për plotësimin e nevojës për ujë të ngrohtë në mënyrë efiçente dhe pro-mjedisore.
“Është një program i qeverisë shqiptare bashkë me PNUD-in, për të adresuar nevojat për ujë të ngrohtë në objektet e karakterit social si kopshtet, çerdhet apo shtëpitë e të moshuarve. Ka shumë leverdisshmëri përdorimi i paneleve diellore për kursimin e energjisë. Instalimi i këtyre lloj paneleve në godinat publike nga Shkodra deri në Sarandë, krijon kushtet që të ulet me 70% nevoja për energji për ngrohje”.
Vendi ynë është tashmë pjesë e Nismës Globale të GEF/UNDP/UNEP për Transformimin e Tregut për Panelet Diellore për Ujë të Ngrohtë./abcnews.al

 

https://youtu.be/YDoOE5ZFebY

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!