Ministri gjerman për Europën, Michael Roth, është shprehur se dërgimi i 651,000 vaksinave për Ballkanin Perëndimor, përveçse nevojë është dëshmi edhe e solidaritet.
“BE do të shpërndajë 651,000 doza vaksinash në vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo s’është vetëm nevojë urgjente, por edhe një demonstrim i solidaritetit dhe shpirtit ekipor. Ne mund të mbrojmë qytetarët tanë vetëm nëse vendet fqinje të BE-së rrisin sasinë e vaksinave, gjithashtu ”, ka shkruar Roth në një postim Twitter.
Lexo edhe: 145 mijë doza Pfizer për Shqipërinë, Von der Leyen: Siç i thashë Ramës, jemi bashkë në këtë betejë
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen bëri me dije sot se Shqipërisë do t’i jepen 145 mijë doza të vaksinës së prodhuar nga Pfizer. Ndërkohë, për Kosovën janë përcaktuar 95.000 doza të financuara nga BE. g.v/abcnews.al