Ministri gjerman: Negociatat në Qershor nuk hapen automatikisht, por keni mbështetjen tonë

schedule12:33 - 19 Shtator, 2018

schedule 12:33 - 19 Shtator, 2018

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Tiranë.

Gjatë konferencës për shtyp me homologun Bushati, zyrtari gjerman deklaroi se negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë nuk do të hapen automatikisht Qershorin e ardhshëm, por do të vlerësohet ecuria e reformave kryesore.

Megjithatë ministri i Jashtëm gjerman garantoi mbështetjen e Berlinit zyrtar.

Qershori i 2019 nuk do të jetë automatikishti nisje e procesit të anëtarësimit. Kriteret për këtë janë të hapura dhe të qarta dhe duhet të ekzsitojnë hapa për rezultate të tjera përsa i përket reformave në mënyrë që të bindin edhe ata që janë disi spkeptikë përsa i përket kësaj çështje. I dashur Ditmir ju mund të vazhdoni të mbështeteni tek gjermani në pjesën tjetër të rrugës tuaj. Ne e dimë të gjithë se rruga në procesin e reformave mund të jetë e dhimbshme ndoshta dhe me pengesa, por jamm i bindur që në fundd për të gjithë ne do tia vlejë. Perspektiva e anëtarësimit është më afër se kurrë dhe besoj se sëbashku tia dalim”, tha Maas./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!