Ministri gjerman i zhvillimit tërhiqet nga politika pas kritikave për pritjen e emigrantëve

schedule15:47 - 14 Shtator, 2020

schedule 15:47 - 14 Shtator, 2020

Pas deklaratës se vendi i tij duhej të priste 2 mijë emigrantë nga kampi i refugjatëve në ishullin grek të Moiras, ministri gjerman i zhvillimit dha dorëheqjen nga politika. Kjo pasi qëndrimi i mbajtur është i kundërt me atë të partisë së tij, raporton la repubblica.

Ministri gjerman i zhvillimit Gerd Muler, konfirmoi tërheqjen e tij nga skena politike. Një vendim që erdhi menjëherë pas deklaratave të tij për sa i përket politikës së refugjatëve në kundërshtim me ato të partisë së tij dhe qeverisë.

Së fundmi Muler kishte shprehur mendimin personal sipas të cilit Gjermania duhej të priste 2 mijë emigrantë nga kampi i Morias si një sinjal humanizmi. Muler nuk ka ndërmend të rikandidojë në vitin 2021, por premtoi se do të përfundojë mandatin në Bundestag si dhe atë të ministrit me shumë bindje, transmeton abcnews.al

Ai theksoi se pas 32 vitesh përgjegjësi në parlamentin europian dhe Bundestag do të donte të niste një ndërrim brezash. Së bashku me Andreas Shoier dhe Horst Zihofer, Muler është një nga tre ministrat e CSU-së në qeverinë federale të kancelares Merkel. Muler ishte distancuar nga qëndrimi zyrtar i partisë së tij dhe liderit të mëparshëm për sa i përket mikpritjes së refugjatëve nga ana e Gjermanisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!