Ministri francez: Rezultatet e testeve për trajtimin e koronavirusit dalin në fund të javës

schedule13:19 - 30 Mars, 2020

schedule 13:19 - 30 Mars, 2020

Rezultatet e para të testimit për trajtime të ndryshme të koronavirusit do të vihen në dispozicion  këtë javë, tha të hënën Ministri Francez i Kërkimeve, Frédérique Vidal.

Testimet klinike të katër trajtimeve të mundshme filluan një javë më parë, dhe përfshinë më shumë se 3000 vullnetarë në të gjithë Europën.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit dhe Kërkimit Mjekësor në Francë (INSERM), provat po analizojnë efikasitetin dhe tolerancën e opsioneve terapeutike për pacientët brenda një afati kohor të kontrolluar.

Katër trajtimet që janë testuar janë:

Remdesivir , e cila u përdor për trajtimin e Ebola

Lopinavir-Ritonavir , e njohur për trajtimin e HIV

Hydroxychloroquine , i njohur për trajtimin e malaries.

dhe interferon-beta ./abnews.al