Ministri francez i Mbrojtjes udhëton drejt Lindjes së Mesme, herë të parë në Izrael që nga viti 2000

schedule15:40 - 14 Nëntor, 2023

schedule 15:40 - 14 Nëntor, 2023

Ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecorny do të udhëtojë të martën drejt Lindjes së Mesme për të biseduar për situatën në Gaza dhe çështjet e sigurisë rajonale me kërkesë të presidentit Emmanuel Macron.

“Ky udhëtim do të fillojë në Egjipt dhe do të vazhdojë në rajonin e Gjirit. Ai do të përfundojë të premten në Izrael – hera e parë që një ministër francez i mbrojtjes viziton vendin që nga viti 2000”, shkroi ai në X.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!