Ministri francez bën thirrje që fituesit e Eurovisionit të skualifikohen, nëse rezultojnë përdorues të drogës

schedule16:35 - 24 Maj, 2021

schedule 16:35 - 24 Maj, 2021

Ministri i Europës i Francës ka bërë thirrje për “transparencë totale” mbi spekulimet se një nga garuesit fitues të Eurovizionit të Italisë përdori kokainë gjatë konkursit, duke thënë se duhet të ishte arsye për skualifikim nëse konfirmohej.

Damiano David, vokalisti i italianë i grupit të rokerëve Måneskin, ka rënë dakord të bëjë një test droge pasi në pamjet video u shfaq në një moment teksa ul kokën në tavolinë, ndërsa mbi të kishte edhe birra.

“Unë mendoj se nuk duhet të ketë dyshim këtu, dhe transparencë totale,” tha Ministri i Europës Clement Beaune, i cili ndoqi shfaqjen në Roterdam. “Nëse ka një problem, ka ndëshkime. Janë bërë masa sanksionuese, përfshirë skualifikimin e mundshëm në rast të problemeve.”

Kujtojmë që shpresat e francezëve për të fituar ishin deri në momentin e fundit, pasi këngëtarja Barbara Pravi me baladën e saj “Voila” ishte tepër e preferuar nga juria e shteteve.

Por në minutën e fundit ndryshoi rezultati, pasi votat e publikut ishin më të shumta për Måneskin. Në këtë mënyrë Franca u zgjodh e dyta në garën e muzikës europiane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!