Ministri finlandez jep dorëheqjen për shkak të komenteve naziste

schedule12:47 - 30 Qershor, 2023

schedule 12:47 - 30 Qershor, 2023

Ministri finlandez i Ekonomisë Vilhelm Junila dha dorëheqjen sot pas vetëm 10 ditësh në detyrë, njoftoi Partia nacionaliste e Finlandës, pasi kishte bërë disa komente që lidheshin me nazistët.

“Për vazhdimin e qeverisë dhe reputacionin e Finlandës, e kam të pamundur të vazhdoj si ministër”, tha Junila në një deklaratë.

Yunila është anëtar i Partisë Finlandeze, e cila është pjesë e koalicionit të krahut të djathtë që mori pushtetin më 20 qershor pas zgjedhjeve në prill. Opozita e akuzoi atë se bënte vazhdimisht komente naziste, më e fundit prej të cilave ishte gjatë fushatës së tij zgjedhore .

Sipas transmetuesit publik YLE, Yunila kishte uruar një koleg partiak sepse numri i kandidatit të tij ishte 88.

88 është një simbol i njohur i neo-nazistëve, të cilët e përdorin atë në vend të përshëndetjes naziste Heil Hitler, pasi iniciali i këtyre fjalëve në gjermanisht, H (Heil Hitler), është i teti i alfabetit gjerman.

Sipas organizatës joqeveritare Anti-Defamation League, ai është “një nga simbolet më të zakonshme të të ashtuquajturës supremaci të bardhë”.

“Së pari, urime për numrin e shkëlqyer të kandidatit. Natyrisht, ky ’88’ i referohet dy shkronjave H, për të cilat nuk do të themi asgjë më shumë , “tha Yunila gjatë fjalimit të tij në një tubim fushate më 10 mars, sipas YLE.

Yunila kërkoi falje për atë që tha, duke thënë se ishte një shaka e keqe.

“Unë dënoj plotësisht Holokaustin, antisemitizmin dhe të gjitha aktet antisemite ”, shkroi ai të enjten e kaluar në mediat sociale.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!