Ministri Çuçi: OFL uli kurbën e krimit dhe korrupsionit, do të mbetet moment kulmor në histori

schedule11:26 - 28 Janar, 2021

schedule 11:26 - 28 Janar, 2021

Në seancën e kësaj të enjte në Parlament po diskutohet në lidhje me Aktin Normativ për të shtyrë efektet e OFL, që Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të mund të vijojë me punën për shqyrtimin e qindra çështjeve që janë në pritje.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në fjalën e tij është shprehur se OFL është një mesazh i fortë për të botën e krimit se askush nuk mund ta gëzojë pasurinë e vendosur nga aktiviteti kriminal

OFL pati një efekt mjaft të ndjeshëm në uljen e kurbës së krimit dhe korrupsionit. Do të mbetet në historinë e vendit si moment kulmor në luftën ndaj grupeve kriminale. Ky operacion po ia arrin qëllimin për të cilin u kërkua edhe Akti Normativ një vit më parë.  Ky është një mesazh i fortë për të botën e krimit se askush nuk mund ta gëzojë pasurinë e vendosur nga aktiviteti kriminal.  Arsyeja pse e kërkojmë miratimin e këtij akti është që GJKKO të vazhdojë punën dhe të marrë vendimin për të gjitha pasurinë që janë të dyshuara se vijnë nga krimi“, ka thënë Çuçi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!