Ministri Cakaj takim me përfaqësues të Luginës së Preshevës

schedule15:32 - 22 Nëntor, 2019

schedule 15:32 - 22 Nëntor, 2019

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj mblodhi bashkë në Tiranë përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës për të diskutuar mbi një sërë çështjesh me interes të përbashkët. Cakaj u shpreh gjatë takimit se bashkëkombasit tanë në Luginën e Preshevës janë një aset mjaft i vyer i shoqërisë shqiptare.

Politikanët shqiptarë të Luginës së Preshevës u bën bashkë në Tiranë, në zyrën e Gent Cakajt. Ministri i jashtëm në detyrë tha se shqiptarët që jetojnë në Serbi janë një aset i vyer i kombit shqiptar e nuk duhen lënë jashtë vemendjes.

Gjatë diskutimit, palët u përqendruan në një sërë çështjesh me interes të përbashkët, si njohja e teksteve shkollore dhe përfshirja në të gjitha nivelet e institucioneve shtetërore.

Ministri Cakaj u shpreh se ndihet krenar për vullnetin e përfaqësuesve të Luginës së Preshevës për tejkalimin e dallimeve të brendshme në shërbim të interesave kombëtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!