Ministri Bushati në Japoni: Shqipëria, vend potencial për investim

schedule15:17 - 4 Qershor, 2018

schedule 15:17 - 4 Qershor, 2018

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, nisi sot një vizitë në Japoni, gjatë së cilës, ka zhvilluar disa takime të rëndësishme. Në aktivitetin e organizuar nga ambasada shqiptare në Tokio, ministri Bushati u takua me ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë.

Ministri japonez ftoi sipërmarrjet shqiptare që të marrin pjesë në panairin Expo Osaka 2025 si një mundësi e mirë e prezantimit të produkteve shqiptare në tregun japonez.

Në fjalën e tij në aktivitetin “Një ditë shqiptare në Tokio”, ministri Bushati nënvizoi se Shqipëria është një vend me potencial të lartë për të investuar dhe një platformë solide për zgjerimin e investimeve japoneze në rajonin e Ballkanit Perëndimor./abcnews.al