Ministri britanik: Një mashtrues më mori në telefon duke më thënë se ishte kryeministri ukrainas

schedule18:15 - 17 Mars, 2022

schedule 18:15 - 17 Mars, 2022

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace thotë se një “mashtrues” që pretendonte të ishte kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal u përpoq të kontaktonte me të.

“Ai bëri disa pyetje mashtruese dhe pasi u bëra i dyshimtë e ndërpreva telefonatën”, shkroi Wallace në Twitter, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Në një postim vijues në Twitter, ministri britanik e përshkroi incidentin si “të dëshpëruar”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!