Sekretari i Kulturës në Mbretërinë e Bashkuar, Oliver Dowden, i ka bërë thirrje Netflix që t’u bëjë me dije shikuesve se drama mbretërore “The Crown” është “trillim”.
Por sugjerimi i Dowden u kritikua nga disa historianë, shumë prej të cilëve e konsideruan të panevojshëm.
Sezoni aktual i shfaqjes, i cili u shfaq premierë në Netflix në fillim të këtij muaji, përshkruan një periudhë të trazuar të sundimit të Mbretëreshës Elizabeth II në vitet 1980 dhe paraqet një pamje jo të këndshme të anëtarëve të familjes.
“The Crown”, është një nga serialet kryesore të Netflix dhe deri më tani ka përshkruar katër dekadat e para të sundimit të Elizabeth II, gjatë katër sezoneve.
Ndërsa sezoni i tij aktual portretizon romancën e hershme dhe prishjen përfundimtare të martesës së Princit Charles me Diana, Princesha e Uellsit, duke shfaqur dhe princin që vazhdon marrëdhënien me Camilla Parker-Bowles ndërsa ishte i martuar me Diana. l.k/abcnews.al