Është zhvillluar ditën e sotme një tryezë diskutimi me ministrat dhe përfaqësues të prodhuesve.
Ministrja e Turizmit Mieral Kumbaro gjatë fjalës së saj u shpreh se qeveria nuk ka asnjë interes që të mbingarkojë bizneset.
Ndërsa shtoi se ende ka vend për lehtësime për prodhuesit shqiptarë.
“Nuk kemi interes si qeveri që biznesi të mbingakrohet. Por që këto gjëra të kthehen në akte nuk mjafton vetëm vullneti, por një sërë procedurash ligjore që kërkojnë kohën e tyre. E them që sërish ka shumë vend për lehtësime. Në ministri kemi bërë një skanim të të gjitha VKM dhe tani që flasim është e hedhur për konsultim publik VKM për vlerësimin e ndikimit në mjedis. Shërbimi, aplikimi është online. Nga 18 apo 20 dokumentacione që ju duhet të dërgoni, e kemi reduktuar në 5. Nga mbi 60 ditë që zgjaste e gjithë koha e kemi reduktuar në 22”, u shpreh Kumbaro./abcnews.al/