Ministri i Turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi dhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit rural Niko Peleshi kanë mbjellë shegë në një prej zonave të Divjakës që deri dje ishte e shkretë. Ata kanë apeluar për pjesëmarrje të të gjithëve në këtë aksion në kuadër edhe të muajit të mjedisit.
Është kohë mbjelljesh.
Shega është prej drurëve frutorë që ka shndrruar Bedatin, ne Divjake, nga një zone të shkrete ne nje plantaciontë madh të mbjelljes së këtyre pemëve frutorë.
Kjo është arritur nga sipërmarrësi privat pas përfitimit të grandeve të qeverisë shqiptare.
Ndërsa ministri Klosi i ka kujtuar se në datat 23-24 mars do të jenë ditët ndërkombëtare të mbjelljes së pemëve, në kuadër të muajit të mjedisit.
Ndërsa deputeti i zonës Erjon Braçe dhe investitori i plantacionit të shegëve në Bedat, përveç kthimit të tokës nga tokë djerrë në tokë prodhuese janë shprehur se investimi i sotëm është edhe një mundësi punësimi për të paktën 1000 banore te zones.
Në këtë zonë janë mbjellë 100 mijë rrënjë shege në një sipërfaqje prej 70 ha./abcnews.al