Pas kryeministrit Edi Rama kanë nisur shpërndarjen e librave falas edhe ministrat e kabietit qeveritar. Minstri Ditmir Bushati ka udhëtuar drejt Malësisë së Madhe, ndërsa ministrja Ogerta Manastirliu drejt Vlorës.
Nuk është vetëm kryeministri Edi Rama që po shkon në dyert e familjeve në nevojë me libra në duar. Janë edhe ministrat e kabinetit që po ndjekin shembullin e tij. Ministri për Evropën dhe punët e jashtme Ditmir Bushati ka shpërndarë libra falas në dy familje në zonën e Malësisë së Madhe.
Ditmir Bushati, ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme: “Tërë familjet me mungesë të ardhurash me i rimbursu për këtë punë. Vitin tjetër duke e zgjeru sa më shumë aq sa kemi mundësi të bëjmë, se edukimi është një gjë shumë e rëndësishme edhe për fëmijët edhe për vendin në përgjithësi. ”
Në jug ka zbritur Ministrja e shëndetësisë Ogerat Manastirliu. Në një një familje vlonjate që përfiton ndihmë ekonomike ajo ka përsëritur rëndësinë e kësaj nisme të qeverisë.
Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë: “Na duhet që të mbështesim familjet për të mbështëtur fëmijët, sepse për ne fëmijët janë të parët dhe e gjithë vëmendja jonë është tek fëmijët, të rinnjtë dhe familja.”
Ministrja Manastirliu u shpreh se të gjithë familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike do të marrin pagesën e posaçme për çdo fëmijë që nuk braktis shkollën si dhe për çdo fëmijë që vaksinohet. Janë 70 mijë fëmije të familjeve në nevojë, si fëmijë të familjeve me ndihmë ekonomike, të komunitetit rom dhe egjiptian, me aftësi të kufizuar, fëmijët pa mbështetje prindërore, etj që përfitojnë me këtë vendim të qeverisë, libra falas./abcnews.al