Pyetje: “A prisni një dritë jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë sot”?
Stef Blok, ministër i Jashtëm i Holandës: “Të dy vendet kanë bërë progres, një progres të rëndësishëm lidhur me shtetin ligjor dhe luftën kundër korrupsionit, por ato nuk janë ende aty. Secili vend ka arritjet e tij, por është shumë e rëndësishme që të dy vendet të paraqesin një gjurmë provash në këto fusha. Ne shpresojmë që të bëhet e mundur dërgimi i sinjalit që negociatat të fillojnë me të dy vendet, por është e rëndësishme që ato të tregojnë rezultate të mëtejshme në forcimin e shtetit ligjor. Ne nuk mbështesim ende një dritë jeshile sot, pasi edhe pse ka progres, progresi nuk është i mjaftueshëm. Ne duam të shohim gjurmën e provave në luftën kuncër korrupsionit dhe shtetin ligjor”.
Pyetje: “A prisni t’i ktheheni këtij vendimi në Dhjetor apo Shtator”?
Stef Blok: “Nuk e di nëse do t’i kthehemi këtij vendimit në Shtator, sepse ne duhet të shohim progres të mjaftueshëm. Këto çështje janë shumë të rëndësishme. Sapo u pyeta për shtetin ligjor në një shtet anëtar të BE-së. Pra, nuk duhet të tingëllojë e habitshme për vendet aspirante për anëtarësim në BE, që shpresoj të bëhet e mundur një ditë, të kuptojnë që ne mbështesim progresin nga njëra anë, por nuk mund të injorojmë faktin, se ky progres është i kohëve të fundit dhe ne duam të shohim më tutje një konsolidim të tyre dhe një gjurmë provash”.
Pyetje: “A mund BE-ja të evitojë një JO për Shqipërinë dhe Maqedoninë sot”?
Gernot Blümer, ministri i Jashtëm i Austrisë: “Ne kemi qenë gjithnjë në favor të zgjerimit me vendet e Ballkanit. Kjo përfshin Maqedoninë dhe Shqipërinë, por në këtë fazë ka ende kundërshtime”.
Pyetje: “Nëse s’ka vendim sot, a do merret ai në Dhjetor gjatë presidencës austriake”?
Gernot Blümer: “Ka ende mundësi për një konsensus sot dhe ne po punojmë fort për të. Ne e shohim këtë çështje si një çështje negociata në vijim dhe shpresojmë të gjejmë një konsensus sot”.
Michael Roth, ministër i Jashtëm i Gjermanisë: “Paqja dhe stabiliteti në Ballkan luan një rol shumë të rëndësishëm për të gjithë ne në Bashkimin Europian. Ne i vlerësojmë përpjekjet që të dyja vendet kanë ndërrmarrë për forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Qeveria gjermane është gati të mbështesë Shqipërinë dhe Maqedoninë në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian. Ne jemi gati që të dërgojmë një dritë jeshile dhe inkurajojmë miqtë tanë në Holandë dhe Francë që të na bashkohen”.
Pyetje: “A besoni se do ju bashkohen sot”?
Michael Roth: “Nuk jam i sigurtë, por mbetem optimist”.
Pyetje: “Si do vijohet”?
Michael Roth: “Sipas qasjes hap pas hapi për Shqipërinë, Shqipëria duhet të përmbushë disa kiushte dhe Komisioni Europian dhe Këshilli Europian duhet të kontrollojë përmbushjen e tyre. Më pas do të jetë vijë sërish Këshillin Europian që të vendosë për hapjen e kapitujve të bisedimeve të anëtarësimit. Unë shpresoj, që ne do japim dritën jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë sot”.
Jean Asselborn, ministër i Jashtëm i Luksemburgut: “Personalisht, mendoj, që bëjmë gabim që nuk marrim një vendim të qartë për Shqipërinë dhe Maqedoninë sot. E di që ka disa kundërshtime. Ne u kemi dhënë statusin e vendit kandidat në 2014 Shqipërisë dhe Maqedonisë në 2005. Për mua është një gabim politik që të mos merret një vendim sot, por ndoshta do gjejmë një zgjidhje së bashku”./abcnews.al