Ministra, presidentë dhe politikanë të tërhequr pas armëve të zjarrit

schedule14:55 - 23 Prill, 2019

schedule 14:55 - 23 Prill, 2019

Politikanë që pozojnë para kamerave me armë në duar. Ka qenë pikërisht fotografia më e fundit me mitraloz në dorë e ministrit të brendshëm Italian Mateo Salvini, që ka detyruar mediat online të hapin arkivat.

Fotografia e ministrit të brendshëm Italian, Mateo Salvini, me një mitraloz në dorë, ditën e Pashkëve – dhe të masakrës në Sri Lanka, e postuar nga këshilltari i tij strategjik për komunikimin, shkaktoi jo pak polemika. Por Salvini është vetëm një nga politikanët e shumtë të cilët kanë pozuar me armë para kamerave

Për të gjetur fotografi të politikanëve karizmatikë të së majtës dhe të djathtës që pozojnë të armatosur para objektivëve të fotografëve, nuk duhet të merren parasysh vetëm ata që me mitralozë kanë drejtuar revolucione të vërteta.

Në arkivin fotografik të AFP-së gjenden fotografi të Saddam Hussein i cili inspekton armën amerikane “Tommy” në 1997-ën; apo të Yasser Arafat në linjën e parë të frontit në jug të Bejrutit në vitin 1982, apo moment kur Fidel Castro inspekton artilerinë kubane gjatë krizës së raketave në 1962-shin.

Për të qëndruar në Amerikën latine, vjen në mend fotografia e Hugo Chavez, i cili në mënyrë të papritur nxjerr nga brezi dy pistoleta gjatë festimeve për përvjetorin e 229 të vdekjes së heroit kombëtar Bolivar.

Dikush që për Venezuelën ka bërë shumë, për të qëndruar në temën e armëve është Vladimir Putin, presidenti rus i admiruar nga Salvini dhe që nuk ngurron të shfaqet në public në poza aksioni. Si për shembull kur drejton nnjë tank apo në sporte të tjera. Mes të cilave dhe drejtimi i një motoskafi apo të kalërojë gjysëm i zhveshur.

Janë të paktë ata që mbajnë mend se një nga të vetëshpallurit si një nga miqtë më të mirë të Putin, Silvio Berlusconi, në vitet ’70 mbante një revolver në tryezë për t’u mbrojtur nga grabitjet. Por në një nga fotografitë e tyre më të famshme është pikërisht kjo, ku dhe pse nuk kanë një armë të vërtetë, media e cilësoi si një pozë kërcënuese.

Për të qëndruar në aktualitet, Salvini është në shoqëri të mirë. Në atë të presidentit të Filipines, Rodrigo Duterte. Të këtij të fundit gjenden me dhjetëra fotografi online, ku ka në dorë revole apo snajper. Kreu i shtetit është i famshëm në botë për politikën e tij të egër ndaj trafikantëve të drogës, të cilët ai synon t’i kapë të gjithë: gjallë apo vdekur.

Por tërheqja ndaj armëve prek dhe politikanë më të rinj në europë. Në spanjë për shembull kreu i Voks, Santiago Abascal, hyri në skenën politike pikërisht me një pistoletë në brez: Në fillim ishte për të mbrojtur babain tim nga Eta, tashmë është për të mbrojtur fëmijët e mi,” deklaroi ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!