“Minishengeni”, Milo: Emri e bën më bashkëkohor, Alibali: Serbia e shikon nismën në interes ekonomik

schedule21:44 - 29 Korrik, 2021

schedule 21:44 - 29 Korrik, 2021

Ndryshimi i emrit të minishengetit ballkanik në Ballkani i Hapur ka qenë temë diskutimi mbrëmjen e kësaj të enjtje në Log. me gazetarin Endri Xhafo.

Në një panel të ftuarish është diskutuar në lidhje me avantazhet që jep një bashkëpunim i tillë rajonal në ekonominë e vendeve ballkanike.

Ish ministri i jashtëm Paskal Milo në fjalën e tij është shprehur se ndryshimi i emrit e bën më të pranueshëm dhe larg zërave kritik.

Ndër të tjera ai thekson se ky është një projekt që i jep një tjetër zhvillim, ekonomisë së Ballkanit.

Emri duket më bashkëkohor dhe e bën më tërheqës dhe larg kritikës që mori termi “minishengen ballkanik”. Sa i përket vetë procesit unë e ruaj mendimin se shengeni apo Ballkani i Hapur si proces në thelbin e vet është pozitiv nuk është produkt ballkanik por është një përshtatje që ju bëhet një pervoje evropine në kushtet e Ballkanit perëndimor me idenë për tu përgatitur Rajoni për më vonë.

Kemi një proces që ndodhet përballë një frike të artikuluar nga akto4ë të ndryshëm të Ballkanit Perëndimor, përfshirë në mënyrë të veçantë politikën kosovare. Serbia do të përpiqet që në këtë zgjerim tregu të mbizotërojë pasi do të mbrojë interesat e saj të tregut. Mund të hapet tregu dhe të hiqen kufizimet doganore por kjo nuk e përjashto konkurrencën një ekonomi e fortë ka më shumë mundësi për të influencuar në treg”, ka thënë Milo.

Ndër të tjera analisti Neritan Alibali thekson se kjo është një nismë që secili nga vendet ka parë interesat e tij, si në rast Serbia shef ato ekonomik, Rama e ka përdor si një kërcënim për BE-në.

“Përsa i përket nismës ajo është shumë pozitive, pasi është më mirë që të bisedohet sesa të luftohet, si nismë është një ndër më të mira, pasi Ballkani ka bërë dhe pakte të tjera historikisht, por çështja është se në çfarë këndvështrimi dhe për çfarë interesash, interesa secili vend futet në një nismë të caktuar. Unë mendoj se nga pozitat e Edi Ramës domethënë të Shqipërisë që ai e përfaqëson, kjo është një nismë që e ndihmon Shqipërinë që të futet në BE. Rama e përdor si një lloj kërcënimi për BE duke theksuar se ja ne bashkohemi dhe jemi më të fuqishëm, Vuçiç e ka parë më shumë në interes të vendit të tij atë ekonomik, as te konferenca e shtypit dhe as në fjalimet që kam lexuar se kam pa që të përmendet misioni BE. Nuk e marr politikën si politikë anti shqiptare por interesi. Serbia ka aftësi përthithëse fondesh dhe investimesh dhe për të bërë projekte ndryshe nga ne. Unë nuk jam kundër nismës”, ka thënë ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!