Minatori u asfiksua nga rrjedhja e gazit, QSUT: Është shtruar në Reanimacion

schedule19:10 - 11 Maj, 2021

schedule 19:10 - 11 Maj, 2021

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar lidhur me minatorin 52-vjeçar, Shyqyri Elezi i cili ka mbërritur me helikopter në Tiranë për shkak se ishte asfiksuar nga shpërthimi i gazit në një galeri në Martanesh.

Elezi ka mbërritur me ndihmën e helikopterit në gjendje të rëndë në QSUT, rreth orës 14:00,  pranë Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme, me diagnozë “Intoxikim nga monoksidi i karbonit”. Pas kryerjes së ekzaminimeve paraprake dhe konsultave  me mjek specialist në Urgjence, pacienti është hospitalizuar në Shërbimin e Anestezi Reanimacionit për ndjekjen e mëtejshme.

Gazi në minierën në Martanesh ka shpërthyer, pasi kur 52-vjeçari po saldonte brenda në minierë. Në ndihmë të tij shkuan disa kolegë të tjerë minatorë, dy prej të cilëve mbetën të asfiksuar, Murat Hidri 29-vjeç dhe Andi Jauri 19 vjeç. Njëri prej tyre është dërguar në spitalin Rajonal të Peshkopisë për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore, ndërsa tjetri po asistohet nga mjekët në spitalin e Bulqizës./abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!