Minatorët sërish në protestë, i kërkojnë qeverisë t’ju miratojë statusin

schedule14:19 - 13 Qershor, 2018

schedule 14:19 - 13 Qershor, 2018

Bulevardi përpara kryeministrisë në mesdite u kthye në shesh protestë. Ishin miniatorët nga e gjithë Shqipëria që kërkuan nga kryeministri miratimin e statusit të tyre.

Minatorët thonë se nuk do të ndalen deri në miratimin e statusit të tyre. Dolën sërish në protestë përpara godinës se kyreministrisë, ndërsa kërkesën ja drejtuan shefit të qeverisë.

“Timonin siç e deshi, e mori. Nëqftëse kryeministër do që të largohemi menjëherë prej këtej dil e na thuaj vetëm një fjalë: A e meritojnë këta njerëz statusin e minatorit në Republikën e Shqipërisë”?

Por kryeministri nuk ishte në zyrë, prej dy ditësh, ai ndodhet në Durrës.

Pavarësisht kësaj, minatorët përsëritën kërkesat në thelb të të cilave qëndron rritja e masës së pensionit, kontrolle shëndetësore periodike falas dhe mbështetje përmes politikave sociale.

“Nuk ka më prit. Prisni ju. Ne s’lemi ç’presim më. Ne po desim përditë. Ne duam ta gëzojmë statusin tonë sot, sepse është e drejta jonë, është gjaku jonë, është djersa jonë”.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e ajo e Financave dhe Ekonomisë javën e shkuar pranoi se drafti për statusin e minatorit është gati, por sipas tyre ishin përfaqësuesit e sindikatave, ata që nuk kishin rënë dakord me të.

Në protestën e të mërkurës, sindikatat e minatorëve ishin bashkë ndërkohë thirrjet i kishin për plotësimin e të njëjtave kërkesa. Në të njëjtën koëh në Memaliaj, ish-minatorët e kësaj zone dolën në shesh dhe deklaruan mbështetjen për minatorët që po protestonin në Tiranë./abcnews.al