Mimoza Margjeka: Kisha në dorë dosjen e Gjirit të Lalëzit! Drejtori i Kufirit bënte drogën

schedule12:10 - 1 Tetor, 2020

schedule 12:10 - 1 Tetor, 2020

Përveç mandatit të kryebashkiakes së Durrësit të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, gjyqtarja Mimoza Margjeka e ka lidhur vendimin e dhënë ndaj saj edhe më një dosje që sipas saj ka të bëjë me trafik droge pjesë e të cilit është edhe një drejtor kufiri. Margjeka tha se kishte në dorë dosjen e Gjirit të Lalëzit dhe dosjen 883 ku u lanë në detyrim paraqitje 25 policë, dhe drejtori i Kufirit bënte drogën.

“Vendimi i Gjykatës së Durrësit është bërë se nuk i dhashë mandatin. Aty është një vend me mafia, me kriminalitet. Le të varroset familja ime. Nuk e meritonte mandatin. Ishte mashtrim. U bë me kërkesë të Partisë Socialiste.

U bë paralel. Neni 58 thotë pushohet çështja. Ku do e çoni këtë vend. E kuptova që kisha në dorë dosjen e Gjirit të Lalëzit dhe dosjen 883. Ishin detyrim paraqitje 25 policë sepse Drejtori i Kufirit bënte drogën. Turp të keni, mafiozë kriminalë. Shtet i korruptuar. E kam fëmijën me psikolog sot. Nuk ju vjen turp. Monstra”, tha Margjeka.

Largimi i saj nga GJKKO drejt shtëpisë u bë me tensione të forta pas kundërshtimit të saj ndaj vendimit të Gjykatës. /mv. abcnews.al