Janë publikuar gjithsej tre pjesë nga audio regjistrimi që ka zbuluar bisedat telefonike mes shefes së grupit parlamentare të VV-së, Mimoza Kusari Lila me deputetin serb Slavko Simic. Deputetja e VV-së duke dalë në emisione të ndryshme në Kosovë po tenton të largojë veten nga përgjegjësitë.
Në daljen e saj të fundit në T7, Kusari Lila, ka pranuar edhe njëherë që ka folur me Milan Radojiçiç, i shpallur non grata nga SHBA. Megjithatë ajo ka mohuar te ketë folur 5 herë.
“Nuk është e vërtetë, le t’i qet 4-5 herë, vetëm një është, vetëm kur simic e vendosi ne telefon.”
Mirëpo ajo nuk tërhiqet nga akuzat ndaj partisë demkratike të kosovës dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për listën e veteranëve. Ajo madje deklarohet 100 per qind e sigurt për fryerjen e kësaj liste.
“Unë mund ta them që ato që kam diskutu aty nuk është asgjë që nuk kam thënë në publik. Optika e krijimit të një zyre është që brenda. Çështja e veteraneve kemi pasur përplasje të vazhdueshme në Kuvend, pas një komunikimi të tillë kanë dalë dhe kanë vazhdu ofendimet. Të gjitha këto që janë thënë, janë thënë publikisht”
Pas publikimit të dokumentit audio nuk kanë reaguar vetëm forcat opozitare por edhe analistë.
Bleron Baraliu ka thënë se Kusari Lila do të duhej të japë dorëheqjen. Ai në një postim në Facebook u shpreh se kjo duhet të ndodhte një minutë pas daljes së incizimit në publik.