Deputetja socialiste Mimi Kodheli ka folur për raportet me bashkëpunëtorin e tij të ngushtë Ditmir Bushatin i cili u përjashtua nga kreu i qeverisë Edi Rama. Në një intervistë për Klan News, ajo deklaroi ai do të vazhdojë të jetë në politikë por nga një tjetër pozicion, ndërsa shtoi se shpreson që bashkë me të do ia arrijnë të bëjnë projekte të mira për vendin.
“Dikush vendos të jetë në politikë, por të merret me politikë nga një tjetër pozicion. Jo domsdoshmërisht ata që hyjnë në godinën pas shpinës sime janë të vetmit që merren me politikë, fusha e veprimit të Ditmirit është e gjerë dhe shpresoj se bashkë do ia arrijmë të bëjmë projekte të mira për vendin”.
E pozicionuar e 21-ta në skuadrën e PS në Tiranë, Mimi Kodheli deklaron se nuk do ta pranonte një renditje të tillë nëse nuk do kishte sigurinë për të thyer herësin e për të marrë një mandat deputeti nga kryeqytetasit. “Kam njerëz me vete në politikë, besoj se kam ditur të tregoj vlerat e mia. Kjo është e vetmja gjë që ma thjeshton fushatën”, shprehet ajo./mv.abcnews.al