Milva Ekonomi: Protestë militantësh, jo e popullit

schedule19:00 - 16 Mars, 2019

schedule 19:00 - 16 Mars, 2019

Deputetja e PS-së Milva Ekonomi është shprehur se opozita nuk po mëson dot të bëjë protesta paqësore. Më tej ajo është shprehur se në proteëstë kishte vetëm militantë dhe jo qytetarë që dalin për hallet e tyre.

“Në të gjitha këto protesta që janë bërë një nga mesazhet kryesore që i është dhënë opozitës jo vetën nga kombëtarët por edhe nga ndërkombëtarët se, është e ligjshme të protestojnë, pro protestat nuk duhet të shoqërohen me dhunë.Kjo karakteristike e protestave të opozitës që nuk e di se çfarë ndodh por pas pak ata degjenerojnë dhe shkojnë drejt dhunës është një mësim që nuk po mësohet dot nga opozita.   

Ajo që vura re unë sot se natyrisht që e ndjemi jetën politike në Shqipëri për detyrën që kemi dhe për me tepër duke qenë qytetarë të këtij vendi. Protesta e opozitës nuk kishte numra të rritur dhe ata kishin më shumë kohë për të bindur persona për të ardhur në protestë. Shumica e protestuesve ishin fytyra militantësh. Kjo është një protestë politike dhe jo një protestë popullore. Unë nuk mendoj që  ka qytetarët që protestojnë dhe ajo pjesë nuk përbën shumicën, ata nuk përbejnë shumicën”.

Ndër të tjera ajo u shpreh se opozitës i është bërë e qartë nga mazhoranca dhe ndërkombëtarët se qeveria është legjitime.

“Mesazhet deri më tani janë të paqarta dhe kanë një mesazh “Rama ik”, por kësaj i është dhënë përgjigje se Parlamenti është legjitim, qeveria dhe Kryeminisiri janë legjitim. Këtë përgjigje nuk ia ka dhënë vetë mazhoranca por edhe ndërkombëtarët që thonë se qeveria është legjitime”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!