Vetëm pak orë kanë mbetur nga momenti kur Milton një uragan I kategorisë 4 të prek tokën në shtetin amerikan të Floridës. Shumë banorë kanë braktisur banesën e tyre, më frikën se pas kalimit të uraganit do të gjejnë vetëm shkatërrime.
Rreth 1,000 njerëz janë të zhvendosur në një shkollë të kthyer në strehë në West Bradenton të Floridas.
Ndërsa uragani Milton po afrohet edhe shumë janë të sigurt në strehimore, disa të tjerë kanë vendosur të qëndrojnë. Ricky Mijares, një pronar restoranti, thotë se duhet të qëndrojë prapa për të siguruar që biznesi i tij të jetë i sigurt
Ekspertet paralajmërojnë se “Milton” do të jetë “vdekjeprurës dhe katastrofik”. Ky uragan pritet të jetë më i rëndi i shekullit. Meteorologët në SHBA kanë paralajmëruar se shpejtësia e erës që Milton do të sjellë do të jetë në mbi 270 kilometra për orë. Po ashtu pritet të jetë edhe uragani i tretë më i rëndë që ka goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Si pasojë e erërave të forta është shkaktuar edhe një tornado në Floridan jugore.
Uragani parashikohet të arrijë në Florida mbrëmjen e të mërkurës dhe në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Ekspertët janë të shqetësuar se ky uragan do të ndryshojë vijën bregdetare të Floridas me dëme që me shumë mundësi mund të arrijnë deri në 162 miliardë dollarë.
/abcnews.al/