Milori: Më shqetëson fakti që televizioni po i ikën mendimit

schedule23:01 - 12 Tetor, 2018

schedule 23:01 - 12 Tetor, 2018

“Më shqetëson fakti që televizioni po i ikën mendimit, sepse çdo gjë del nga moda përveç trurit kurrë”. Kështu është shprehur gazetarja e ABC News Mirela Milori në studion e Provokacijas, ndërsa ka folur për situatën ku ndodhet media sot në Shqipëri.

Sipas saj, sot kanë më shumë shikueshmëri show pa tru, siç e cilëson ajo, që gjeneron lekë, sesa komunikimet cilësore.

“Show shikohet, një lloj show që mua nuk më tërheq. Këto show pa tru dhe vetëm me xixa për të gjeneruar lekë nuk mundem. Komunikimi nuk do dalë kurrë nga moda do jetë pjesë e televizionit  si do të vijë puna”.

Por Milori ndjen më shumë keqardhje, për zgjedhejt e gabuara të gjeneratës së vjetër që e njeh profesionin.

“Më dhemb më shumë gjenerata e vjetër që e di zanatin dhe bën zgjedhje të gabuara te përfaqësuesit e gjeneratës së re”.

Duke pranuar arrogancën gjinore në media, Milori u shpreh se po krijoheshin mundësi të barabarta në përputhje me gjininë, atëherë do merrej produktiviteti i duhur nga gratë.

“Ka arrogancë në media por nuk është më e spikatur se ajo që kemi në shoqëri, kur përballë kemi një grua që është e zonja, dhe po qe pak e bukur në këtë moment bëhet arrogant personi përballë ka arrogancë maskile. Njeriu i zot qoftë burrë apo grua do dalë, do evidentohet, por shanset nuk i jepen të barabarta. Nëse do na krijonin mundësi të barabarta në përputhje me gjininë, atëherë ne do marrim produktivitetin e duhur nga gratë dhe diferenca në pagë është gjinore”.

Me një përvojë mbi 20 vjeçare në media dhe në një situatë të tillë ku ndodhet media shqiptare, Milori apelon që profesionistët të bëjnë të pamundurën për të dhënë modelin e duhur.

“Ne jemi pjesë e të tërës, mos prit një media si në Britani dhe SHBA. Intervistat më të mira që bëj unë,  kanë shikueshmëri më të vogël. Nëse hedh një foto artistike nga plazhi ka më shumë shikueshmëri se një intervistë e mirë, sepse media është në një situatë të tillë, ke gjithçka po nuk ke gjithçka, shfleton gjithçka po nuk lexon gjithcka. Mos të jepet modeli i gabuar. Ne si profesionistë duhet të bëjmë të pamundurën aq sa kemi në dorë, sepse balanca e forcave mban botën”– theksoi Milori.

Ajo rrëfeu gjithashtu edhe fillimet e para në media, ku përvojën në televionin Klan e konsideri si një ëndërr të jetuar, që punoi mes profesionistëve të kohës.

“Vitet e para vitet, më të bukura. Klani i parë ka qenë një ëndërr e jetuar, një organizim, frymë të mirë, një puën të mirë mbrapa, më ndihmonin, respektonin, më mësuan gjënë më të mirë të punës dhe kur shkova te Zëri i Amerikës isha gati. Asnjëhërë e lënduar, asnjëherë e anashkaluar, kam punuar me më të mirët si Baxhaku, Shkullaku, Balla, Peza, Demi”– rrëfeu ajo. /abcnews.al

.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!