Milito komenton finalen e Champions League: Inter meritoi më shumë, zhvilluan një ndeshje fantastike

schedule21:51 - 27 Qershor, 2023

schedule 21:51 - 27 Qershor, 2023

Mbrëmjen e 11 qershorit, “qytetarët” e Manchester City arritën të shkruanin historinë, teksa në finalen e madhe të UEFA Champions League, mundën “zikaltërit” e Inter, me rezultatin e ngushtë 0 me 1.

Pavarësisht gjithçkajë, italianët e Inter zhvilluan një lojë fantastike dhe një koment mbi këtë përballje e ka bërë dhe i ashtuquajturi “princ” i “San Siro” nga tifozat “zikaltër”, Diego Milito, i cili tha se ish-skuadra e tij meritoi më shumë në finalen ndaj Manchester City.

“Mendoj se ndeshja ishte shumë e ngushtë. Inter ka pasur një ecuri të madhe në Champions League.Ata e meritonin të arrinin në finale dhe për mendimin tim, merituan edhe më shumë në finale.

Inter pati një ndeshje të shkëlqyer. Por, për fat të keq, kështu ndodh në futboll. Manchester City shënoi një gol dhe, për fat të keq, Inter nuk mundi ta sillte kupën në shtëpi. Por unë mendoj se rrugëtimi i tyre në turne ka qenë i jashtëzakonshëm”,- u shpreh ish-“bomberi” i Inter. /i.m /abcnews.al