Militantët e ISIS u presin kokat 50 njerëzve në Mozambik

schedule12:08 - 10 Nëntor, 2020

schedule 12:08 - 10 Nëntor, 2020

Më shumë se 50 njerëz u janë prerë kokat në Mozambikun verior nga  militantët islamikë, raportojnë mediat shtetërore.

Militantët shndërruan një fushë futbolli në një “terren ekzekutimi”, ku copëtuan trupa, thanë raporte të tjera. Disa njerëz gjithashtu u prenë kokat në një fshat tjetër, njoftoi media shtetërore.

Kjo ngjarje e rëndë vjen në një seri sulmesh të tmerrshme që militantët kanë kryer në provincën e pasur me gaz Cabo Delgado që nga viti 2017.

Deri në 2,000 njerëz janë vrarë dhe rreth 430,000 kanë mbetur të pastrehë në konfliktin në provincën kryesisht myslimane.

Militantët janë të lidhur me grupin e Shtetit Islamik (ISIS), duke i dhënë asaj një terren në Afrikën e Jugut.

Grupi ka shfrytëzuar varfërinë dhe papunësinë për të rekrutuar të rinj në luftën e tyre për të vendosur rregullin islamik në zonë.

Jose Tembe i BBC-së raporton nga kryeqyteti, Maputo, se sulmi i fundit ishte ndoshta sulmi më i keq i kryer nga militantët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!