Miliona për fitoren, Brdaric: Mendoj veç 3 pikët! Luftojmë shumë, asgjë s’vjen nga ajri

schedule15:50 - 7 Nëntor, 2020

schedule 15:50 - 7 Nëntor, 2020

Vllaznia do të luajë ndaj Skënderbeut në Korçë ndeshjen e dytë të kampionatit, pikërisht pasditen e së dielës. Në prag të këtij takimi, kanë dalë para mediave trajneri Thomas Brdariç dhe futbollisti Aleksandar Isaevski, të cilët janë shprehur entuziast për vazhdimin e serisë së rezultateve pozitive të skuadrës.

Duke folur për gazetarët, numri 1 i pankinës kuqeblu ka deklaruar se nuk e mendon as barazimin në këtë përballje. Në mendjen e tij është vetëm fitorja. “Ne kemi principet tona të punës dhe bazuar në to do të shkojmë në Korçë për të bërë një ndeshje të mirë, për të luftuar fort në fushë dhe jemi të ndërgjegjshëm që nuk do të marrim asgjë nëse presim që gjërat të vijnë nga ajri.

Jemi 100 për qind gati për sfidën e radhës me Skënderbeun. Kemi nxjerrë mësimet e duhura nga ndeshja me Apoloninë dhe tashmë do të nisim një kapitull të ri. Ne jemi një skuadër dhe kemi në dispozicion 20 e ca lojtarë. Sigurisht që në fushë do të zbresin 11, por secili do të ketë shanset e veta.

E vlerësojmë Skënderbeun, por kemi synimet tona, synime që i bazojmë tek forca e ekipit dhe tek puna. Kjo nuk do të thotë se e marrim me lehtësi këtë ndeshje, por duhet të adaptohemi përballë çdo kundërshtari dhe padyshim që nuk do të jetë një sfidë aspak e lehtë.

Unë nuk mendoj për barazim, mendoj për trepikëshin e radhës dhe kjo është e mjaftueshme.  Nuk preferoj të flas se çfarë do të ndodhë pas ndeshjes. Unë jam i sigurt për faktin se çdo kundërshtar do ta ketë shumë të vështirë ta në mundi ne”, tha Brdaric në konferencë.

Sakaq, mësohet se sponsori Alban Xhaferi për të motivuar edhe më shumë skuadrën në prag të kësaj ndeshje, ka vënë një shpërblim prej 5 milionë lekësh të vjetra në rast fitoreje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!