Stuhia e dimrit ka goditur Teksasin prej ditësh duke shkaktuar edhe viktima.
Numri i qytetarëve të mbetur pa energji elektrike mbetet i lartë, ndonëse grupet emergjencës kanë punuar për rikthimin e rrjetit të energjisë në Teksas.
Lexo edhe: Moti i keq godet Teksas, 37 persona humbën jetën
Nga ana tjetër stuhia e dimrit po ndikon edhe në ngadalësimin e shpërndarjes së vaksinave, për shkak se qendrat e transportit janë të bllokuara nga moti i keq.
Presidenti Joe Biden , gjithashtu ka deklaruar se do të përdorë burimet federale për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në Teksas, shkruajnë mediat e huaja.
/abcnews.al/