Inter Miami është klubi më i ri në MLS dhe ka arritur menjëherë të grumbullojë lojtarë me emër nga Europa e të konkurrojë me emrat e mëdhenj. Një nga prurjet e Inter Miami ishte edhe mesfushori i Juventusit, Blaise Matuidi, por transferimi i tij i ka kushtuar më shumë seç pritej Interit.
Përtej Adriatikut bëjnë me dije se klubi me president David Beckham është gjobitur me 2 milionë euro gjobë dhe kufizime të tjera në merkato. Shkak është bërë një gabim në procedurat ë pagesës së Matuidi.
Në MLS shteti ka vënë tavan pagash dhe vetëm 3 lojtarë nga i njëjti mund ta kalojnë atë shifër të caktuar nga autoritetet. Inter Miami, gabimisht e ka futur Matuidi në listën e lojtarëve që mund ta kapërcejnë tavanin e pagave dhe e ka çuar në katër, numrin e lojtarëve mbi tavanin, duke thyer rregullat. /abcnews.al