Kristjan Asllani është kthyer në një nga lojtarët më të pëlqyer nga klubet e mëdha të Serie A. Mesfushori ka zënë një vend titullari tek Empoli dhe po paraqitet mirë.
Pjekuria e tij në fushë ka rënë në sy menjëherë dhe Interi, Milani e Juventusi po tentojnë ta transferojnë.
Prej kohësh është zbuluar edhe plani i kuqezinjve, për ta blerë dhe për ta lënë një vit në huazim tek Empoli që të marrë minuta e të rritet.
Juventusi ndërkohë ka një plan tjetër. Bardhezinjtë, duke ditur që Empoli pëlqen shumë Luca Zanimacchia, kërkon ta përfshijë në tratativat për Asllanin.
Sulmuesi anësor po spikat me Cremonese në Serie B, teksa ka shënuar 7 gola e ka dhënë 5 asiste. Me kalimin e 23-vjeccarit tek Empolit, Juve tenton ta marrë Asllanin duke shtuar edhe 4-5 milionë euro. / abcnews.al