Achraf Hakimi është objektivi kryesor i Chelsea dhe PSG në merkato. Interi kërkon të përfitojë financiarisht nga transferimi i anësorit të djathtë dhe deri më tani nuk ka qenë i kënaqur nga ofertat.
Së fundmi raportohet se PSG pritet të bëjë një ofertë të re, që do të rritet në 70 milion euro. Zikaltrit thuhet se duan edhe 10 milion euro më shumë.
Chelsea gjithashtu nuk qëndron duarkryq dhe madje konsiderohet favorit për ta transferuar Hakimin, pas ofertës së fundit që po planifikon.
Londinezët ofrojnë për Interin 60 milion euro, plus Marcos Alonso. Klubi italian duhet ta mendojë mirë, edhe pse dëshira më e madhe e tyre është që të marrin vetëm para për Hakimin. /abcnews.al