Radja Nainggolan pritet të qëndrojë te Cagliari dhe Interi do të përfitojë jo pak, por 12 milion euro nga transferimi përfundimtar i mesfushorit. Zikaltrit e kanë shumë të nevojshme të shesin lojtarë dhe ky është një lajm i mirë.
Interi nuk përfiton vetëm para nga kjo lëvizje. Sipas asaj që shkruan “Gazzetta dello Sport”, në drejtim të Milanos shkojnë edhe dy lojtarë të rinj. Njëri është Riccardo Ladinetti, i cili luan si mesfushor qendre dhe është i datëlindjes ‘2000.
Roberto Biancu gjithashtu do të përfshihet në marrëveshje, por fjalën e fundit e ka Nainggolan. Mesfushori me një kontratë 3-vjeçare do të bindej dhe të vazhdonte të qëndrojë në Sardenjë. /abcnews.al