Arkadiusz Milik do të jetë pjesë e Romës. Sulmuesi polak ka pranuar propozimin e klubit kryeqytetas dhe do të nënshkruajë për pesë vite. Mediat në Itali zbulojnë se do të përfitojë një pagë prej 4.5 milion eurosh, ndërkohë që janë të parashikuara në kontratë edhe 500 mijë euro.
Ky operacion ka shifrën e 25 milion eurove, me Napolin që merr fillimisht 3 milion euro për huazimin dhe 15 milion të tjera për detyrimin e blerjes. 7 milion të tjera Roma do t’ia japë rivalëve të tyre në formë bonusesh.
Milik do të jetë zëvendësuesi i Edin Dzeko, i cili do të transferohet te Juventusi për shumën e 16 milion eurove. Boshnjaku do të nënshkruajë me bardhezinjtë për dy vite dhe do të përfitojë 15 milion euro në total. /abcnews.al