Milik ende i “burgosur” te Napoli, ka vetëm një mënyrë të transferohet

schedule12:35 - 19 Janar, 2021

schedule 12:35 - 19 Janar, 2021

Sulmuesi i Napolit, Arkadiusz Milik, është shumë pranë kalimit tek Marseille. Sipas raportimit të gazetarit italian Nicolo Schira, lojtari ka gjetur akordin me klubin francez, por problemi qëndron sërish tek napoletanët.

Marseille fillimisht do ta huazojë polakun deri në fundin e sezonit dhe më pas në merkaton e verës mund të blejë përfundimisht atë. Por, kujtojmë që kontrata e Milik me Napolin përfundon në qershor dhe në rast se ai nuk rinovon, atëherë do të thotë se italianët do ta humbasin atë me parametra zero në verë.

 

Madje presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ende dëshiron që të vazhdojë padinë e ngritur ndaj tij për prishje imazhi dhe për kryengritje. Mbetet për t’u parë nëse Milik do ta rinovojë kontratën apo do të qëndrojë dhe gjashtë muaj të tjerë pa luajtur futboll. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!